Kombëtarja U-17 e Shqipërisë pësoi një humbje të rëndë në sfidën e parë në grup në raundin kualifikues të Europianit të vitit 2015. Kuqezinjtë e vegjël u gjunjëzuan në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës para Norvegjisë, që fitoi me rezultatin e pastër 3-0.
Nordikët dominuan që në start të sfidës, por pas minutës së 15-të formacioni i Xhemal Mustedanagic, nisi të reagonte, por vetëm kaq, spese në të 24 Helmerson godet saktë brenda zonës, duke i dhënë avantazhin Norvegjisë.
Vetëm tre minuta nga starti i fraksionit të dytë pas një kombinimi perfekt në zonën e kuqezinjve, Seter e mposht për herë të dytë portierin Muça.
Takimi mbyllet në të 58-ën me golin e Ajer, që u dha fund shpresave të Shqipërisë për të marrë rezultat
pozitiv.
Në
takimin tjetër të Grupit 9, Austria fitoi 2-0 me San Marinon në sfidën që u zhvillua në Pogradec.
Në
takimin e dytë 17-vjeçarët e Shqipërisë do të luajnë ndaj Austrisë, ku kërkohet medoemos rezultati
pozitiv për të shpresuar te kualifikimi. Sipas formatit të ri, në Elite Round kualifikohen 2 të parat e cdo grupi si dhe 5 të tretat më të mira. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014,
ora 17:39