Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit
Sot Kombëtarja ka zhvilluar stërvitjen e fundit. Lojtarët e Kombëtares kanë zhvilluar stërvitjet e fundit në stadiumin “Vellodrome” të Marsejës.

Trajneri Gianni De Biasi ka thënë se Shqipëria është gati për Francën.

Tekniku italian thotë se e njohin mirë kundërshtarin, ndaj do të bëjnë maksimumin.

Për më shumë se një orë, djemtë kuqezinj fillimisht kanë bërë vrapime të lehta dhe lojë. Më pas skuadra ka vazhduar nën drejtimin e përgatitësit atletik, sprinte dhe strecing.

Përpos tyre është kaluar në një miks ushtrimesh taktike të ndërthurura edhe me goditje në porte. Pas me shumë se një ore, skuadra është nisur për në rezidencën e saj ne hotel “Pullman”. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori