Kompanitë e basteve nuk do të lejohen në fanellat e ekipeve të La Ligas, preken 8 ekipe
Kompanitë e basteve nuk do të jenë më në gjendje të paraqiten nëpër fanellat e futbollit të ekipeve nga La Liga prej edicionit të ardhshëm, vendim ky që do të ndikojë direkt në tetë klube të elitës së futbollit spanjoll.

Këto detaje janë zbuluar të enjten në një raport të publikuar nga e përditshmja spanjolle “El Pais”, sipas së cilës ministri spanjoll i çështjeve të konsumatorit, Alberto Garzon, ka planifikuar një projektligj për forcimin e rregullave të sponsorimit dhe ekspozimit të kompanivebasteve në Spanjë.

Ky projekt pritet të futet në fuqi për edicionin e ardhshëm dhe do të ketë ndikim direkt në La Liga, ku ekipet nuk do të lejohen që të ekspozojnë reklamat e kompanivebasteve nëpër fanella.

Valencia, Alaves, Leganes, Granada, Mallorca, Sevilla, Osasuna dhe Levante janë tetë skuadrat nga La Liga që kompanitë e basteve i kanë sponsorë kryesorë të fanellave.

“Prej edicionit të ardhshëm nëpër fanellat e skuadrave të La Ligas nuk do të lejohet reklamimi i kompanivebasteve. Me vendimin e ri që do të futet në fuqi, kompanivebasteve do t’u ndalohet sponsorimi i skuadrave elitare në çfarëdo mënyre. Aktualisht pothuajse gjysma e skuadrave në La Liga si sponsorë kryesorë të fanellave i kanë kompanitë e basteve”, ka shkruar “El Pais”.

Pas këtij vendimi që së shpejti do të zyrtarizohet, do të pasojë edhe miratimi i ligjeve për “Dekretin Mbretëror për Reklamim në Spanjë” – një projektligj federal që lejon një “dritare reklamimi prej katër orëve (01:00 – 05:00) të mëngjesit” për kompanitë e licencuara të lojtarëve të fatit. Kjo do të thotë se ato nuk do të mund të kenë asnjë ekspozim tjetër jashtë afatit prej katër orëve që do t’i konfirmohet.

Dekreti i ri, jo vetëm që do të ndalojë çdo kompani të basteve të paraqitet si sponsor nëpër fanellat e ekipeve nga La Liga, por nuk do të lejojë as sponsorimin e emrave të stadiumeve apo ndonjë aspekt tjetër të sponsorizimit të skuadrave. Ministri Garzon tashmë ka azhurnuar formulimin fillestar të këtij dekreti për të vërtetuar se “sponsorizimi në fanellat sportive nuk do të jetë i pranueshëm” brenda Spanjës.

Skuadrat spanjolle që varen nga sponsorimi i kompanivebasteve nuk e kanë pritur mirë këtë projektligj që pritet të miratohet para fillimit të edicionit 2020/21.
Shtuar më 10/07/2020, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori