Konfirmohet: Kosovë-Oman më 7 shtator
Pëlqej
Federata e Futbollit të Kosovës konfirmoi zyrtarisht miqësoren ndërkombëtare me përfaqësuesen e Omanit në 7 shtator. Gjithsesi ende nuk është përcaktuar me saktësi se ku do të luhet miësorja pasi Federata kërkon të përgatisë në kohë rekord për këtë ndeshje stadiumin e Prishtinës, dhe nëse dicka e tillë nuk arrihet atëherë takimi do të luhet në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë.

Në mbledhjen e saj të fundit të drejtuar nga kryetari Fadil Vokrri Federata morri dhe disa vendime të tjera si ai i rritjes së pagës për gjyqtarët e futbollit Kosovar. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm gjyqtarët kryesorë të takimeve do të marrin nga 100 euro për ndeshje ndërsa ndihmësit nga 50 euro. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori