Konflikti Katalonjë–Spanjë, Guardiola: Europa të na ndihmojë të zgjidhim konfliktin
Barcelona po përjeton një gjendje lufte me protestuesit që e kanë kthyer qytetin në një fushë beteje me Policinë.

Pep Guardiola gjithmonë ka mbështetur kauzën katalane dhe e ribëri edhe sot, duke folur për manifestimin e organizuar në Spanjë.
"Nuk e di ekzaktësisht se çfarë do të ndodhë, por mendoj se marshimi paqësor nëpërmjet gjithë Katalonjës dhe deri në Barcelonë, për t'i dhënë mbështetje politikanëve dhe aktivistëve të burgosur prej më shumë se një viti, është i jashtëzakonshëm."


"Ajo që kërkoj është të ulen të flasin! Komuniteti ndërkombëtar duhet të na ndihmojë të zgjidhim konfliktin Katalonja-Spanjë. Një ndërmjetës i huaj duhet ta bëjë. Kam miq personalë që do të kalojnë nëntë vite në burg sepse kërkuan që të vononin. Europa duhet të hedhë një hap përpara dhe të na ndihmojë. Mbështes dhe mbroj të drejtat njerëzore këtu, në Alsasua, në Madrid", tha ai.

Situata e tensionuar në Kataluni ka rrezikuar zhvillimin e përballjes mes Barcelonës dhe Real Madridit e planifikuar për tu zhvilluar më 26 tetor 2019.

Shtuar më 18/10/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori