Kosova bën parakalimin historik gjatë hapjes së LOD PyeongChang 2018 (FOTO LAJM)

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 ka filluar nga ora 12:00, ku të gjitha shtetet një nga një kanë kryer defilimin e tyre. Gjithashtu dhe ekipi olimpik i Kosovës ka defiluar në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike dimërore. Ekipi olimpik i Kosovës ishte shteti i 71-të në radhë dhe shihej qartë entuziazmi i madh tek të pranishmit.

Ekipi i Kosovës përbëhej nga pesë persona zyrtar, ku vetëm njëri nga ta ishte garues, Albin Tahiri, i cili ishte bajraktar me flamurin në dorë.

Albin Tahiri është sportisti apo skitari i vetëm që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Albini, garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti do t’i fillojë përgatitjet zyrtare.

Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 03:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut./albeu.com/
Shtuar më 09/02/2018, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori