Kosova, Bunjaki shpall listën anti-Oman
Pëlqej
Trajneri i Kosovës Albert Bunjaki ka bërë publike listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për miqësoren me Omanin që do të zhvillohet të Dielën në stadiumin e Prishtinës. Nuk mungojnë surprizat në këtë listë, ku bie në sy prania e dy mbrojtësve Loret Sadiku dhe Ilir Berisha, që luajnë respektivisht me Mersin në Turqi dhe Orebro në Suedi.

Të dy këta lojtarë të pajisur me pasaportë shqiptare edhe pse kanë qenë në planet e De Biasit, momentalisht kanë preferuar të mbrojnë ngjyrat e Kosovës. Bunjaki ka ftuar gjithashtu edhe mesfushorin e Zyrihut, Imran Bunjaku, i cili është aktivizuar në 12 ndeshje me përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë.

Bunjaki ka shtuar në listën e tij Leart Pacaradën të Sandhauesen si dhe Kushtrim Lushtakun e Kukësit. Nga kampionati kosovar kanë marrë ftesë portierët Kushtrim Mushica, Ilir Abdyli dhe Betim Berisha dhe mesfushori Mentor Zhdrella.

Rikthehen në përfaqësuese pas mungesës me Turqinë dhe Senegalin për arsye dëmtimi Bersant Celina dhe Flamur Kastrati. /albeu.com/

Lista e plotë:

Portierë:
Samir Ujkani U.S. Palermo
Kushtrim Mushica KF Prishtina (Ilir Avdyli) KF Hajvalia
Betim Berisha KF Liria

Mbrojtës:
Leart Paçarada S.V. Sandhausen
Shkodran Metaj K.F. Flamurtari Vlorë
Ilir Berisha Orebroo S.K.
Avni Pepa Sandnes Ulf
Loret Sadiku Mersin S.K.
Fanol Përdedaj F.C. Energie Cottbus

Mesfushorë:
Ardian Gashi Odd B.K.
Anel Rashkaj Sandnes Ulf
Enis Bunjaku FC Eintrach Frankfurt
Imran Bunjaku Grasshoper Zurich
Kristian Nushi St. Gallen
Flamur Kastrati Stromsgodset
Mentor Zhdrella K.F. Prishtina

Sulmues:
Bersant Celina Manchester City
Kushtrim Lushtaku K.F. Kukësi
Dardan Rexhepi IF Brommajpokarna
Shpëtim Hasani Gornik
Me nderime
Shtuar më 04/09/2014, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori