Kosova drejt historisë, publikohen formacionet anti-Çeki
Përfaqësuesja e Kosovës luan fatet e një kualifikimi historik në Europianin e vitit 2020, mbrëmjen e sotme në orën 20:45 ndaj Republikës Çeke.

Në stadiumin e Plzen, "dardanët" synojnë maksimumin, me shpresën që të jenë ata në finalet e Europianit që mbahet vitin e ardhshëm.

Pas gjashtë sfidave të para, Kosova qëndron në vendin e tretë me 11 pikë, një më pak se Çekia. Ndërkohë, këto janë formacionet zyrtare.

Republika Çeke: Vaclik, Celustka, Brabec, Coufal, Darida, Krmencik, Masopust, Jankto, Soucek, Boril, Krai
Kosova: Muric, Hadergjonaj, Aliti, Rashkaj, Rashica, Celina, Rrahmani, Valon Berisha, Vojvoda, Kololli, Nuhiu

Shtuar më 14/11/2019, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori