Kosova në axhendën e Kongresit të FIFA-s
Kosova do të jetë sërish pjesë e axhendës së FIFA-s. Ende pa një vendim përfundimtar për njohjen e federatës më të re në Ballkan, institucioni më i lartë i futbollit botëror do të diskutojë sërish për çështjen e komplikuar të Federatës së Futbollit të Kosovës. Vendimi është marrë nga drejtuesit më të lartë të FIFA-s që bëjnë me dije se Komiteti Ekzekutiv do të vendosë sërish në fokus këtë çështje.

Për këtë arsye, Kosova është futur zyrtarisht në axhendën zyrtare të Kongresit të radhës të FIFA-s, i cili do të mbahet në Brazil. Sipas informacioneve të publikuara për mediat.

Kosova bën pjesë në pikën e 11 të diskutimeve bashkë me problemin izraelito-palestinez të futbollit si dhe me problemin mes Qipros turke dhe asaj greke.

Kongresi i 64-të i FIFA-s do të mbahet në Sao Paulo nga data 10 deri në 11 qershor.

Aktualisht Kosova nuk është anëtare e FIFA-s dhe në këtë mënyrë nuk mund të luajë ndeshje zyrtare por vetëm miqësore. Dy takimet e fundit të luajtura nga kombëtarja më e re e Ballkanit ishin ato ndaj Turqisë në Mitrovicë dhe Senegalit në Zvicër. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2014, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori