Komentatori i njohur, Kostandin
Grillo u bë disa kohë që nuk është pjesë e RTSH-së. Mesa duket ajo deklarata në një studio televizive ku tha se
bënte tifo për Serbinë në kampionatin Botëror, i ka kushtuar shtrenjtë atij, i cili humbi vendin e punës.
Në një intervistë për “Alpenews”,
Grillo, ka sulmuar kryeredaktorin për largimin e tij nga puna, ndërsa shprehet se ai është
mbreti i komentit dhe do të rikthehet së shpejti në fronin që i takon.
“Para 2-3 viteve në krye te redaksisë se sportit në cilësinë e kryeredaktorit
erdhi një njeri i cili mesa di unë ka qenë një notar i mirë, apo ndoshta edhe i zakonshëm, ç‘rendësi ka.
Erdhi dhe më zëvendësoi mua që përpara se ta
bënte këtë ka qenë një person që drejtonte një gazetë bastesh. U rikthye në ekran, i cili mjafton ta dëgjosh dhe do të shohësh një dialekt të theksuar që më së paku nuk duhej përdorur në komentim. E megjithatë Kostandin Grillon nuk e zëvendëson kush dhe nuk mund ta baltos askush. Drejtësi do të vihet në vendin ku e meriton dhe unë si
mbreti i komentimit siç më thërrasin të gjithë shqiptarët anembanë trojeve tona, do të shkoj në fronin ku më takon. Aty në televizionin më të mirë dhe më të vjetër në Shqipëri”, u shpreh
Grillo.
Shtuar më 22/11/2018,
ora 19:15