Ylli i Bayern në dyshim ndaj Dortmundit
Pëlqej
Trajneri i skuadrës së Bayern Mynih ka folur për takimin ndaj Borussia Dortmund. Ai ka theksuar se skuadra nuk do të humbasë, por njëkohësisht nuk e ka të qartë formacionin.

“Do të mundohemi të luajmë sipas stilit tonë të lojës, sepse këtë gjë kemi bërë për 10 vite. E dimë që në mbrojtje duhet të tregohemi perfektë, sepse përballë kemi një rival shumë të rrezikshëm, që luan një futboll sulmues dhe krijon raste të shumta për gol.

Nuk mendoj se Dortmundi ka shumë pika të dobëta në këtë moment, duhet të mundohemi të gjejmë ndonjë prej tyre. Të gjithë janë mirë. Arjen është stërvitur të enjten, por ka probleme në gju dhe duhet të shohim deri pak orë para ndeshjes.

Nuk e di ende a do të luajë, por di që gjithë lojtarët duan ta luajnë një ndeshje të tillë dhe e di që disa lojtarë do jenë të zhgënjyer kur të lexoj formacionin”, tha Kovaç. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori