Kovaçiç tripletë në fitoren 6-0 të Interit (VIDEO)
Pëlqej
Interi është kualifikuar për në fazën e grupeve pasi ka mposhtur modestët e Stjaran me rezultatin e përgjithshëm 9-0.

Zikaltërit ndeshjen e parë e fiton 0-3, ndërsa sonte shënuan plat 6 herë.

Mateo Kovacic ishte njeri i ndeshjes sonte, pasi shënoi plot tre herë para se të zëvendësohej në minutën e 60 nga Icardi.

Kovacic e hapi serinë e golave për Interin në minutën e 28, ky ishte goli i parë për kroatin që nga transferimi tek zikaltërit në janar 2013.

Pas vetëm 5 minutash, "Maestro" do të shënonte një super gol dhe 2-0 për Interin.

Me fillimin e pjesës së dytë, Pablo Osvaldo i transferuar këtë verë tek Interi do të shënonte golin e parë edhe ai për zikaltërit.

Në minutën e 49 do të vinte edhe tripleta e Kovas dhe 4-0.

Kovacic largohet dhe ja lë vendin Icardit i cili do shënonte 2 herë (69', 79').

Ndërsa ekipi tjetër italian është kualifikuar falë golit të shënuar nga El Kaddouri në minutët e 22 me penallti.

Ndeshja e parë me RNK Split kishte përfunduar 0-0.
Shtuar më 28/08/2014, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori