Ku do luhen ndeshjet çerekfinale të kthimit të Ligës së Kampioneve? UEFA ende pa një vendim
UEFA ka vendosur se gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve do luhen të gjitha në Portguali pa tifozë. Por janë ende 4 sfida të kthimit të fazës çerekfinale që presin vendimin se ku do luhen.

Bayern Munich-Chelsea, Barcelona-Napoli, Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid janë sfidat e kthimit që duhen ende për tÇu luajtur.

UEFA nuk ka marrë ende një vendim nëse këto ndeshje do luhen sipas rregullit të mëparshëm, pra në stadiumet respektive të skuadrave apo edhe ato do luhen në Portugali.

Ky vendim për ti luajtur ndeshjet e Ligës së Kampionëve në Portugali dhe ato të Europa Ligës në Gjermani vjen për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ndeshjet e kompeticioneve, pra faza gjysëmfinale do luhen me ndeshje tek, pra pa ndeshje kthimi.

Vendimi do merret të premten, atëherë kur do të hedhet shorti për fazën çerekfinale.
Shtuar më 06/07/2020, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori