Kukësi fiton kundër Bylisit
Kukësi ka mposhtur me rezultatin 2:0 skuadrën e Bylysit.

Skuadra veri-lindore e ka nisur mbarë ndeshjen, teksa ka dominuar në mënyrë totale në pjesën e parë.

Sulmuesi brazilian Lima zhbllokon shifrat në minuten e 43′ të takimit, duke mposhtur portierin ballshiot.

Mici pason nga e majta për Limën i cili ndodhet në zonë dhe çon topin në rrjetë. Vendasit e mbyllin pjesën e parë në avantazh 1-0. Ndërkohë që skuadra e Canajt ka pasur vetëm një rast të vetëm me anë të mesfushorit Peposhi, por pa rezultat, pasi mbrojtja kuksjane ka mbyllur mirë aksionin kundështar.

Pjesa edytë po ashtu është dominuar nga Kukësi, me disa raste sporadike nga ekipi i Bylisit, i cili ka dashur të rrezikojë, por pa rezultat.

Në minutat e fundit të takimit, për të mbyllur gjithçka, mendon Flores, që shënon në minutën e 92-të. /Albeu.com/
Shtuar më 23/08/2015, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori