Kukësi fiton me polemika ndaj Bylisit (VIDEO)
Kukësi ka bërë detyrën ndaj Bylisit duke fituar me shifrat 1-0, falë golit të realizuar nga Vasil Shkurtaj nga pika e penalltisë.

Por ky 11-metërsh ka hapur shumë polemika, teksa futbollistët ballshiotë nuk e kanë pranuar për asnjë moment vendimin e arbitrit duke vendosur duart në kokë.

Sulmuesi i verilindorëve është treguar gjakftohtë dhe e ka dërguar Hidin në krahun tjetër, me të vetmin gol të shënuar që ka mbyllur edhe historinë e takimit. Kështu ekipi i Shehit nuk i bën një tjetër dhuratë Tiranës pas gabimit të fundit që bënë në humbjen ndaj Laçit.

Një fitore kjo që e mban ende në garë Kukësin për titullin kampion, megjithëse mënyra sesi paraqitet dhe fiton nuk bind për të mbërritur deri te objektivi madhor.
Shtuar më 28/06/2020, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori