Kukësi zhyt Kamzën, Shkurtaj realiozn golin e parë me verilindorët
Kukësi më në fund është rikthyer te fitorja pas 2 humbjeve radhazi në Kategorinë Superiore.

Verilindorët kanë mposhtur 3-2 me vështirësi Kamzën e vendit të fundit.

Sfida u zhbllokua ne fakt nga blerja me e re e Kukesit Vasil Shkurtaj.

Sulmuesi mori një top të mirë nga mbrojtja dhe në minutën e 9' përshëndeti rrjetën për herë të parë rrjetën me fanellën verilindore.

Megjithatë Kamza e mbylli pjesën e parë barazim duke barazuar me Fokuin në minutën e 40.

Me fillimin e pjesës së dytë skuadra e Armando Cungut do të kalonte sërish në avantazh me autor sulmuesin Reginaldo.

Ekipi verilindor shton presionin dhe gjen dhe golin e tretë me anë të Rrocës në minutën e 60'.

Me këtë rezultat u mendua se Kukësi do ta kishte të thjeshtë, por nuk rezultoi ashtu. Martinena riktheu në lojë skuadrën e tij në minutën e 77' me një goditje fantastike dënimi.

Por vetëm kaq, pasi ndeshja përfundon me fitoren e 3-2 Kukësit.

Me këtë fitore, Kukësi kalon në vendin e dytë në kuotën e 41 pikëve, 8 më pak se Partizani. Kamza mbetet në vendin e fundit me vetëm 16 pikë, 4 më pak se Kastrioti i vendit të 9 dhe 9 më shumë se Luftëtari i vendit të 8. Duket se ekipi i Stojkut tashmë ka ngritur flamurin e bardhë. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2019, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori