Kulusevski zbulon sekretin: Ja çfarë duhet të bësh për të pasur sukses tek Juventus
Dejan Kulusevski mund të thuhet se ka qenë vendimtar për Juventus-in në Kiev.

Nga një e majtë e tij në limitet e zonës së rrepstësisë ka ardhur goli i avantazhit 1-0 të shënuar nga Morata, autor edhe i golit të dytë.

Mesfushori 20-vjeçar ka folur për muajt e tij të parë si futbollist i bardhezinjve dhe për marrëdhënien me trajnerin e ri në një intervistë të dhënë për Sky Sport:

“Mister Pirlo është perfekt sepse të jep besim: e di se mund të luash po bëre mirë në stërvitje. Trajneri dhe stafi më ndihmojnë shumë, në fushë dhe jashtë saj. Kur bëj një gabim, ma thonë menjëherë në mënyrë që të mos e përsëris”.

“Sekreti? Te një klub i madh si Juventus-i nuk është mosha që bën diferencën, por ajo që tregon gjatë stërvitjes. Këtu nuk bëjnë diferencime në bazë të moshës ose të diçkaje tjetër, nuk ka rëndësi sa vjeç je apo diçka tjetër. Nëse njëri e meriton të luajë, luan”.

Shtuar më 22/10/2020, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori