Kumbulla debuton ndaj Juventusit?
Marash Kumbulla edhe pse pritej me shumë kureshtje në përballjen e parë të Romës në kampionat, nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjen ndaj ish-ekipit të tij, Verona.

Trajneri i verdhekuqve, Fonseka u shpreh se shqiptari kishte vetëm dy ditë stërvitje dhe duhej ende disa ditë të tjera për t’u përshtatur me idetë e reja.

Por, në këtë javë nuk ka më justifikime dhe Kumbulla pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë, kur të dielën në mbrëmje do të sfidojë kampionët në fuqi, Juventusin.

Një debutim i vështirësisë maksimale për lojtarin e kombëtares duke ditur organikën e bardhezinjve në repartin ofensiv, megjithatë 20-vjeçari është transferuar në kryeqytet me objektivin e vetëm për të nxjerrë edhe më shumë në pah cilësitë e tij.

Kështu, sytë e të gjithëve do të jenë mbi të, teksa Kumbulla do të përpiqet të drejtojë mbrojtjen dhe të bëjë për vete trajnerin Fonseka dhe tifozët romanistë për të pasur një nisje sa më të mbarë të aventurës me Romën.
Shtuar më 22/09/2020, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori