Kupa e teatrit, "Sport Integrity Team" që në 0-1 kuota absurde: Do mbyllet 2-1 (FOTO LAJM)

Përmbysja e Bylisit ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë është shoqëruar me dyshime të mëdha se ndeshja është njollosur nga hijet e trukimeve.

Koeficientet në kompanitë e basteve tregojnë për luhatje shumë të çuditshme që përkon me sjelljen e ekipeve në fushë.

Kësaj i shtohet fakti se një agjenci ndërkombëtare integriteti, “Sport Integrity Team”, e kishte parashikuar që sfida do të përmbysej në pjesën e dytë nga vendasit.

Gjatë ndeshjes së sotme, në fillimin e pjesës së dytë, VIP Sport është kontaktuar nga agjencia ndërkombëtare në fjalë, e cila merret me raportet ndërkombëtare për luhatjet e koeficienteve të basteve në tregjet ndërkombëtare, për të sinjalizuar se në këtë ndeshje po ndodhnin gjëra të çuditshme. “Ndeshja do të përfundojë 2-1. Koeficientët janë absurde dhe kjo ndeshje do të përmbyset me pjesë”, ishte komunikimi në momentin kur sfida ishte ende 1-0 për Tiranën.

Në fund të ndeshjes, pak para penalltisë, VIP Sport iu komunikua nga i njëjti burim se do të ishte edhe një gol i tretë që do të shënohej, por në fund Goxhaj humbi penalltinë që në fakt do të çonte në 3-1 sfidën për ballshiotët.

Hije të rënda këto mbi futbollin shqiptar që e kthejnë në shumë vite mbrapa në historitë që sollën ndëshkime disavjeçare dhe hijen e turpit në të gjithë botën.

/Marrë nga VipSport.al/
Shtuar më 02/07/2020, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori