Ky është Cristiano më i dobët që nga viti 2009
Pëlqej
Kriza e rezultateve që ka kapluar Real Madridin në La Liga ka edhe një faktor tjetër: Cristiano Ronaldo po kalon në mesataren e tij më të keqe të golave që nga transferimi në klubin Madrilen në sezonin 2009/10.

Këtë sezon në La Liga, Portugezi ka shënuar 4 gola në 1156 minuta të La Ligas apo një gol në çdo 289 minuta, një mesatare shumë e dobët në krahasim me vitet e tij të para në Madrid.

Në sezonin e tij të parë (2009/10) me Realin, Cristiano shënoi 25 gola në 29 ndeshje në kampionatin Spanjoll apo një gol në çdo 95 minuta. Në dy sezonet ardhshme 2010/11 dhe 2011/12, shënoi më shumë gola se sa ndeshje, një gol në çdo 73 minuta. 40 dhe 46 gola të shënuar nga Portugezi në këto dy sezone, përcjell Albeu.com.

Në sezonin 2012/13, ai uli pak mesataren e golave. 34 gola në 34 ndeshje që luajti gjatë këtij sezoni. Një gol për ndeshje. Në sezonin 2013/14, kishte shifra pothuajse të njejta: 31 gola në 30 ndeshje. Një gol në çdo 82 minuta.

Mesatarja e tij më e mirë u arrit në sezonin 2014/15. Statistikat e tij prej 48 golave në 35 ndeshje të kampionatin spanjoll sollën mesataren e tij më të mirë. Një gol në çdo 65 minuta. Statistikat e tij filluan të ulen në sezonin 2015/16 ku shënoi një gol në çdo 91 minuta dhe në sezonin e kaluar 2016/17 ku shënoi një gol në çdo 102 minuta./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori