Ky është kapërcim, lojtari kalon nga kategorinë e parë shqiptare në La Liga
Pëlqej
Elvi Berisha ndodhet ende në Spanjë. Mesfushori me tipare sulmuese është shumë pranë transferimit në Primera Divizion, ndërsa vijon negociatat me Leganes. Lojtari që prej mesit të muajit korrik kreu disa ditë provë dhe duket se e ka kaluar me sukses, derisa rishtas ka aplikuar për vizë punë.

Procedurat po kryhen të përshpejtuara dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, ai mund të firmosë edhe marrëveshjen. Gazeta “Panorama Sport” mëson se paraprakisht palët kanë gjetur një akord verbal, ku është folur edhe për detaje kontraktuale. Në rast se ky transferim do të realizohet me sukses, atëherë për Tiranën përfitimet në arkë do të shtohen.

Klubi bardheblu po korr frytet e një pune të suksesshme me akademinë dhe kjo duket në interesimin që kanë shfaqur skuadra të ndryshElvi Berisha ndodhet ende në Spanjë. Mesfushori me tipare sulmuese është shumë pranë transferimit në Primera Divizion, ndërsa vijon negociatat me Leganes. Lojtari që prej mesit të muajit korrik kreu disa ditë provë dhe duket se e ka kaluar me sukses, derisa rishtas ka aplikuar për vizë punë.

Procedurat po kryhen të përshpejtuara dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, ai mund të firmosë edhe marrëveshjen. Gazeta “Panorama Sport” mëson se paraprakisht palët kanë gjetur një akord verbal, ku është folur edhe për detaje kontraktuale. Në rast se ky transferim do të realizohet me sukses, atëherë për Tiranën përfitimet në arkë do të shtohen.

Panorama përcjell se klubi bardheblu po korr frytet e një pune të suksesshme me akademinë dhe kjo duket në interesimin që kanë shfaqur skuadra të ndryshme europiane për lojtarët e 24 herë kampionëve të vendit. Për këtë operacion, Tirana pritet të marrë një shumë të majmë të hollash, pasi do të llogaritet mosha e rritjes.

Në bazë të llogarive, lojtari është aktivizuar për 3 sezone në ekipet zinxhir të Tiranës. Mesfushori 18- vjeçar është grumbulluar në ekipin e parë të bardhebluve gjatë sezonit të shkuar, ndërsa si titullar debutoi në Ligën e Europës, kundër Makabi Tel Aviv. Sakaq, lojtari i talentuar është edhe pjesë e Kombëtares së 19-vjeçarëve, të drejtuar nga Erjon Bogdani.
Shtuar më 10/08/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori