Ky është vendimi i Skriniar për të ardhmen
Pëlqej
Pak ditë më parë trajneri i skuadrës së Interit, Luçiano Spalletti tha se mbrojtësi i zikaltërve, Milan Skriniar ka një vlerë prej 140 milionë euro. Në lidhje me këtë deklaratë reagoi vetë mbrojtësi ku tha se nuk mendon aspak për merkaton, por kërkon të fokusohet te ekipi.

“Nuk e di nëse ai ka bërë humor apo jo! Kam thënë më parë, nuk mendoj për çmimin tim. Dua të fokusohem në punën time dhe të bëj më të mirën që mundem.
Ne kemi luajtur çdo tri ditë, kështu që nuk është koha që të diskutojmë për kontratë të re.

Do të bisedojmë kur çdo gjë që të qetësohemi dhe nuk ka asgjë për t’u qetësuar.
Me pëlqen kur bëj diçka mire dhe San Siro duartroket, kjo me ndihmon”’, tha Skriniar. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori