Ky shqiptar është "Iniesta" i ri i Barcelonës
Labinot Kabashi është talenti me origjinë shqiptare që po shkëlqen në akademinë e Barcelonës.

18-vjeçari është cilësuar në ambientin katalanas si “Iniesta” i ri dhe të gjithë janë optimistë për të ardhmen e tij shkruan Panorma.

Nuk kanë munguar elozhet nga trajneri i të rinjve të Barcelonës, i cili u shpreh së fundmi:

“Kabashi ka cilësi të larta si lojtarë, dhe të gjithë trajnerët e akademisë këtu tek Barcelona, e cilësojnë atë si Iniesta në lindje”.

Mesfushori ka lindur në Finalandë, teksa ka edhe nënshtetësi kosovare. Në moshën 3 vjeçare ai u kthye në Kosovë ku qëndroi deri në moshën 6 vjeçare. Familja e tij vendosi të ndryshonte vendbanim, ku u transferua në Sallent, provincë në qytetin e Barcelonës.

Ai pritet që vitin e ardhshëm të grumbullohet nga ekipi i parë i Barcelonës. Ky do të ishte një moment historik, që një lojtar shqiptar të vishte fanellën e Barcelonës.

Shtuar më 19/09/2018, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori