Kyrian Nwabueze, bomberi i Laçit që po "çmend" Superioren me 12 gola (FOTO LAJM)
Kyrian Nwabueze, sulmuesi i
Laçit është ylli më i ri i Kategorisë
Superiore. Nigeriani i cili iu bashkua
Laçit këtë verë i blerë nga skuadra kosovare e Dritës po cmend Kategorinë
Superiore, shkruan Albeu.com.
26 vjeçari ka tundur rrjetën plot 12 herë duke i shënuar 2 hërë Kukësit, 3 Skënderbeut, nga 2 herë Vllaznisë dhe Teutës si dhe nga një gol Tiranës dhe Luftëtarit duke arritur në kuotën e 12 gola në
Superiore.
Nwabueze, ngjason pak a shumë me Olayinka ose Reginaldon ku spikatën në kampionatin tonë dhe më pas u bënë të njohur dhe në Europë.
Ndërkohë, nuk na mbetët gjë tjetër vetëm të shijojmë golat e afrikanit që me shumë mundësi në fund të sezonit pritët të largohet nga Laçi për një skuadër eurpiane. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2019,
ora 17:34