“La Gazzetta Dello Sport”: Shqipërisë i nevojitet një mrekulli
“La Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar Kombëtares shqiptare një vend të rëndësishëm në faqet e saj si dhe në portalin e internetit. “Shqipërisë i nevojitet një mrekulli: janë tifozë me Italinë dhe kundër Portugalisë”, është një nga artikujt e kësaj gazete që shpjegon të dy skenarët që duhet të plotësohen gjatë ditës së sotme në mënyrë që skuadra e De Biazit të arrijë të kualifikohet mes 16 ekipeve më të mira.

“Rezultatet e djeshme ulin ndjeshëm shpresat e Shqipërisë për të kaluar në fazën tjetër si një prej 4 të tretave më të mira”, thekson e përditshmja sportive italiane, e cila shpjegon se për momentin, kuqezinjtë kanë gjithçka kundër falë një golavarazhi më negativ sesa ekipet e tjera. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2016, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori