Laçi barazon Tiranën në minutën e 98, Teuta siguron europën (VIDEO)

gol sentamu on Vidnews.


gol xhixha on Vidnews.

Ndeshja mes Tiranës dhe Laçit është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1.

Tirana arriti të shënonte golin e avantazhit në minutat shtesë të pjesës së parë me Sentamu.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit arbit dha 6 minuta shtesë të cilat do të rezultatin dramatike për Tiranën.

Teksa edhe minutat shtesë po shkonin drejt fundit gjyqtari Bregasi goditet me shishe nga tifozët duke e hedhur në tokë. Një episod i shëmtuar që po vazhdojmë ta shohim rregullisht në stadiumet tona.

Koha e harxhuar me incidentin detyroi arbitrin ta shtynte minutat deri në të 98’ minut e cila do të sillte edhe golin e barazimit nga Laçi me autor Xhixha.

Laçi i cili prej minutash luante me një lojtar më pak arriti të marë një pikë mjaft të rëndësishme përballë kryeqytasve.

Fundjavë e artë për Teutën, e zezë për Kastriotin, sepse durrsakët kanë fituar 1-0 në përballjen e luajtur në Durrës dhe renditja ka pësuar ndryshime drastike brenda ditës.

Në një ndeshje me tension e frikë nga humbja nuk mund të dilte në dritë ndonjë ndeshje e bukur dhe fatet e ndeshjes i vendosën era e fortë dhe një autogol i pafat.

Mesfushori Julian Shehu devijoi me kokë në portën e vet një kros nga goditja e këndit në mesin e pjesës së parë dhe ishte goditje fatale për krutanët.


Strategjia e trajnerit Bledar Devolli ndryshoi totalisht dhe më pas krutanet kërkuan barazimin, por Teuta ka mbrojtje të fortë dhe Kastrioti nuk shkëlqen në sulm.

Mes protestave për ndonjë rast të dyshimtë dhe dëmtimeve, sfida nuk prodhoi më gola dhe Teuta fluturon në vendin e tretë, duke blinduar Europën, ndërsa Kastrioti është më një këmbë në Kategorinë e Parë, pas fitores së Luftëtarit. /albeu.com/

Shtuar më 30/03/2019, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori