Laçi fiton Kupën e Shqipërisë
Laçi shkruan historinë. Skuadra kurbinase është fituesja e Kupës së Shqipërisë 2013. Një gol në minutën e 119 të ndeshjes nga ana e Çelës i dha fitoren skuadrës veriore që me këtë sukses prek Europa League.

Koha e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura, edhe pse Bylis ishte me 10 lojtarë që nga minuta e 20 pas daljes me të kuq të Arifaj, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesë.

Por mungesa e një lojtari u ndje në minutat shtesë duke bërë që Kupa të shkonte në Laç. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori