Skuadra e Barcelonës po kalon një nga momentet më të vështira në vitet e fundit. Tre ndeshje të një pasnjëshme
katalanasit nuk njohin shijen e fitores. Përpos kësaj, te
katalanasit duket se është prishur harmonia në grup, diçka e tillë e pa dëgjuar më parë te kampionët në fuqi të Spanjës.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Lionel
Messi nuk
flet me Gerard Pike. Mësohet se të dy lojtarët kanë debatuar me njëri tjetrin. Pike nuk e përcjell dot faktin që
Messi si kapiten nuk bisedon me skuadrën kur ekipi gjendet në situate të tilla,por
flet për mediat jashtë europës.
Ndërkohë që nuk ka mbetur pa reaguar as argjentinasi që i është drejtuar Pike-s me fjalët se golat i pësoni ju në mbrojtje. Një situatë aspak e mirë në kampin blaugrana që ndeshjen e radhës e kanë në transfertë përballë Tottenham. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018,
ora 16:29