Lajm i mirë për Kosovën, do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike "Tokyo 2020"
Në “Tokyo 2020” do të jetë edhe Kosova. Lajmin e dha Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), që ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lojërat Olimpike të pas një viti.

“Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka marrë ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, thuhej në njoftimin e KOK.

Kujtojmë se në “Rio 2016”, ekipi Olimpik i Kosovës debutoi me medaljen e arit të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi.

Kosova në këto Lojëra Olimpike pritet që të përfaqësohet me shumë sportistë në disa disiplina sportive.

Sportistët e Kosovës do të marrin pjesë për herë të dytë në garat më kulminante botërore, të cilat mbahen çdo katër vjet.
Shtuar më 26/07/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori