Lajm pozitiv, Skënder Gega tregon përmirësim të ndjeshëm dhe kthehet në Shqipëri
Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, kthehet sot në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit ka lënë sot klinikën "BHT" në Turqi pasi analizat e fundit mjekësore treguan përmirësim të ndjeshëm.

Lajmi u dha nga klubi verilindor në faqen zyrtare.

57-vjeçari u kurua prej disa ditësh në Turqi për shkak të komplikimeve që i shkaktoi koronavirusi.

Falë terapive mjekësore dhe kujdesit të vazhdueshëm, ai kaloi pjesën më serioze të koronavirusit.

Tashmë, ai pritet t’i bashkohet shpejt ekipit.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega!".
Shtuar më 02/12/2020, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori