Lajme të këqija vijnë nga Skocia: Grezda është fatkeqësi, vlen vetëm 20 paund
Eros Grezda u transferua në merkaton e verës që lamë pas tek skuadra e Raners në Skoci.

Por fatkeqsisht futbollisti kombëtares shqiptare, vuajti një dëmtim të gjatë cka ndikoi dhe tek perforcmca në fushë tek skuadra që drejtohet nga Stevën Gerard, shkruan Albeu.com.

Ishte pikërish ish-legjenda e Liverpoolit, i cili e kërkoi Grezdën te Rangers. Takimi i derbit ndërmjet Rangers dhe Celtic ka bërë që shumë protagonistë të flasin dhe të rrisin tensionin përpara kësaj sfide.

Megjithate Ish-sulmuesi i Celtic-ut, Chris Sutton, ka folur në lidhje me situatën e Steven Gerrard dhe ka dhënë parashikimet e tij për ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit skocez.

"Mendoj se presioni është në krahun e trajnerit Gerrard, pasi ka humbur dhe derbin e parë dhe nuk i falet që të humbasë në shtëpi ndaj Celtic-ut, duke parë dhe tabelën e klasifikimit".

Ai ka lëshuar një deklaratë të fortë dhe për gjakovarin, Grezda. "Eros Grezda për shembull ka qenë pak a shumë një fatkeqësi. Trajneri i Shqipërisë, Panucci, tha se ai është një lojtar që do të vlej 20 milionë paund, por mendoj se ai e ka pasur për 20 paund", kjo ka qenë deklarata e fortë që rivali i Rangers ka lëshuar për Grezdën. /albeu.com/


Shtuar më 29/12/2018, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori