Real Madrid shkarkon Lopeteguin
Real Madrid më në fund ka shkarkuar trajnerin e tyre, Julen Lopetegui.

Klubi madrilen e bën zyrtare me një deklaratë në ueb-sajtin e tyre, duke i ndërprerë kontratën 52-vjeçarit.

DEKLARATA E REALIT:

"Bordi i drejtorëve të Real Madrid CF u takua sot më 29 tetor 2018, dhe ka rënë dakord të ndërpresin kontratën që ka lidhur trajneri Julen Lopetegui me klubin.

"Ky vendim, i adoptuar nga nivelët më të larta të përgjegjësisë, bëhet më qëllim të ndryshimit të dinamikave të skuadrës së parë, kur të gjitha objektivat e klubit ende janë të arritshme.

"Bordi i drejtorëve kupton që ka një dispërporcion të madh në mes të kualitetit të stadfit në Real Madrid, të cilët kanë tetë lojtarë të nominuar për Topin e Artë, një gjë që është e paprecendentë për historinë e klubit me rezultatet që janë arritur.

"Krejt në fund klubi ka falënderuar Julen Lopeteguin dhe stafin e tij teknikë për përpjekjet dhe punën e tyre dhe i ka uruar atij sukses në karrierën profesionale.

"Po ashtu, bordi ka vendosur që trajner i përkohshëm të jetë Santiago Solari, i cili do ta udhëheq skuadrën duke filluar nga nesër. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori