Lazio afër Kumbullës, në marrëveshje përfshihet edhe Valon Berisha
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, po kërkohet me ngulm nga disa prej klubeve më të mëdha italiane si Lazio dhe Interi.

Negociatat mes Lazios dhe Hellas Veronas duket se po dështonin, por së fundmi raportet mes klubeve janë rregulluar dhe tashmë transferimi i mbrojtësit tek Lazio ka shumë mundësi të ndodh.

Për ta bërë pjesë të skuadrës, lacialët duhet të paguajnë mbi 20 milionë euro, teksa në Veronë do të transferohet edhe njëri nga lojtarët e Lazios, Valon Berisha, Cristiano Lombardi apo Andre Anderson, raporton “FootbollItalia”.

Edhe Antonio Conte është i interesuar ta ketë Kumbullën nën urdhrat e tij tek Interi, por një gjë e tillë është e vështirë të ndodh duke marrë parasysh që drejtor sportiv i Lazios është Igli Tare është më afër tij, transmeton “Zeri.info”.

Mbrojtësi i ri (20-vjeçar) i ka zhvilluar 21 ndeshje me fanellën e Hellas Veronës këtë sezon teksa me 14 tetor të vitit të kaluar ka debutuar edhe për kombëtaren shqiptare.
Shtuar më 07/07/2020, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori