Legjionarët: Supergol i Shkurtaj, shënon dhe Gashi (VIDEO)


Pëlqej
Në prag të sfidës së parë eliminatore me Portugalinë në transfertë, trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi merr një sinjal pozitiv nga një prej kandidatëve për sulmin kuqezi. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Vasil Shkurtaj, që luan në kampionatin grek me Niki Volou.

Në javën e parë të kampionatit grek skuadra e shqiptarit u mund 3-1 nga Olimpyakos, megjithatë kjo mbrëmje do të mbahet mend për finalizimin perfekt të Shkurtajt. Në minutën e 56 kur rezultati ishte mbërthyer në shifrat 3-0 për kampionët e Greqisë ish-sulmuesi i shpresës merr një top nga e majta e sulmit dhe pas shmang me mjeshtëri dy kundërshtarë mposht me një diagonale të zgjuar portierin vendas Jimenez.

Duhet theksuar se këtë sfidë e zhbllokoi një lojtar me origjinë shqiptare pikërisht Pajtim Kasami, që gjatë merkatos së verës u transferua nga Fulham tek skuadra e Pireut. Gjatë 45 minutave të para shënuan gjithashtu Diamantikos dhe ish-futbollisti i Barcelonës Afellay, para se Shkurtaj të ngushtonte në 3-1 diferencën në fraksionin e dytë, gol që përtej realizimit spektakolar, kishte vetëm vlerë statistikore.

Vashdon të ruajë kontaktin me golin në këtë start sezoni Shkëlzen Gashi, i cili vulosi fitoren 0-4 të Baselit ndaj modestëve të Italien në Kupën e Zvicrës. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori