Lei Kraja i tregon të gjitha: Si qëndron e vërteta pas komentit të Dj Snake? (FOTO LAJM)
Pasi i komentoi disa herë Marina Vjollcës në fotot e saj, Dj
Snake tërhoqi vëmendjen edhe me një tjetër koment në profilin e Lei Krajës.
Bukuroshja zeshkane postoi para pak ditësh një video nga emisioni i saj “Sport Time”, ku duket si gjithnjë shumë seksi, teksa kjo video i ka rënë sy edhe artistit ndërkombëtar, që i ka dërguar të njëjtin
emoji që i dërgoi Marinës.
Lei e vuri re komentin dhe menjëherë i ktheu përgjigje Dj me fame botërore me një
emoji me sy me zemra.
Ndërkohë e ftuar në emisionin “Friend Zone”, moderatorja ka treguar si e ka pritur këtë gjë dhe si qëndron e vërteta. A njihet ajo me Dj
Snake, apo a kanë folur ata të dy bashkë pas shkëmbimit të atyre komenteve?
“Më bëri pak çudi, por është globalizuar bota dhe është ngushtuar. Nuk më ka shkruar mesazh, nuk i bëra aq përshtypje. Unë nuk flas kurrë për jetën personale, por vetëm për profesionale. Nuk më duket normale që të dal e të them që dal me këtë”, është shprehur Lei.
Nuk e dimë nëse do të kemi sërish ndonjë koment nga Dj
Snake, por e rëndësishme është që tashmë i kemi gjërat shumë të qarta.
Shtuar më 14/11/2020,
ora 08:41