"Lëre Tit Vasilin tani se është shoku yt, jo i imi": Rama i përgjigjet mjekes (VIDEO)
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vizituar Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", për të parë dëmet e shkaktuara nga termeti.

Sipas ministres Manastirlliu ka patur disa dëme te Kardiologjia, Djegie-Plastika, etj.

Ajo tha se po ndërhyhet në kushtet e emergjences dhe muret e reja po bëhen me gipse. Teksa shihte muret e rëna, Rama u vendos në rolin e ekspertit, duke u shprehur “O Zot, veprimtari inxhinierike armiqësore”.

Një nga mjeket që shoqëronin Ramën i tha se ato rregullime që janë prishur tani ishin bërë në kohën kur ministër ishte Petrit Vasili.

“Lëre Tit Vasilin tani, se Tit Vasili është shoku yt, jo i imi”, u përgjigj kryeministri.

Manastirlliu e njohu edhe me gjendjen në rrethe, duke deklaruar se janë dëmtuar plotësisht 5 qendra shëndetësore që janë jashtë përdorimit. Po kështu tha ajo “kemi evakuuar spitalin e Laçit dhe shërbimet i kemi transferuar në Lezhë”.
Shtuar më 10/12/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori