Liga e Kampioneve / Benfika barazon në shtëpi, festë për Liverpulin dhe italianet
Pëlqej
Ndeshjet e sotme të Play-off të Ligës së Kampioneve kanë dhuruar rezultate mjaft interesante, të cilat mund të ndikojnë përbërjen e vazove në shortin për fazën në grupe të turneut.

Ajo që duket e sigurt për kualifikimin është PSV Eindhoven, që ka mundur me shifrat 3-2 në transfertë BATE Borisov dhe bën gjithçka të thjeshtë për takimin e kthimit në fushën e vet.

Kualifikim plotësisht i hapur është edhe ai mes Crvena Zvezda dhe Salcburgut, pasi sfida e parë në Beograd është mbyllur pa gola dhe në ndeshjen e kthimit mund të ndodhë gjithçka.

Ndërkohë, Benfika duket në telashe, pasi në duelin e parë në shtëpi përballë PAOK është ndalur në barazimin 1-1 kundër grekëve. Ndeshja e Benfikës shihet me shumë interes nga disa prej skuadrave më të njohura në kontinent të cilat bëjnë pjesë në vazon e dytë në shortin e Ligës së Kampioneve, mes të cilave Napoli, Roma e Borusia Dortmund… për faj të Liverpulit.

Nëse Benfika kualifikohet në Ligën e Kampioneve, ajo pozicionohet menjëherë në vazon e dytë, pasi ka një koeficient më të lartë se Liverpuli dhe ky i fundit zbret në të tretën duke u bërë kundërshtar i mundshëm i skuadrave të mësipërme e duke rrezikuar krijimin e nëj “grupi vdekje”. Nëse Benfika eliminohet, Roma, Borusia e Napoli evitojnë skuadrën e rrezikshme të Jurgen Klop, ndaj është e qartë që të gjithë po bëjë tifo për PAOK-un në play-off.
Shtuar më 21/08/2018, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori