Lila bën specialistin: Iniesta dhe Silva s'kanë lidhje me Pogbanë
Futbollistët e kombëtares sonë i kanë vlerësuar më shumë seç duhet futbollistët kundërshtarë dhe kjo duket edhe në deklaratë e Andi Lilës pas ndeshjes. Mbrojtësi i kombëtares sonë e ka cilësuar si "alien" Andreas Iniestën, madje rezervon edhe një krahasim për të.

"Edhe pse nuk është momenti për të bërë krahasime, mendoj se Pogba nuk ka lidhje fare me Iniesta dhe Silvan. Këta janë maja e piramidës së futbollit. Nuk ishte porosia e trajnerit që të bëja atë markim, por loja ta imponon.

Bëmë një pjesë të parë të mirë, duke ndalur Spanjën. Sikur të kishim vijuar me atë barazim pa gola edhe për 15-20 minuta të tjera, atëherë mendoj se gjërat do të përfundonim ndryshe. Nuk jam shumë i lumtur, pasi pësuam dy gola, por duhet të shohim përpara. Me Izraelin do të fitojmë”


Shtuar më 10/10/2016, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori