Lila ndal Interin, fiton Milan dhe Lazio (VIDEO)
Serie A flet shqip. Është mbrojtësi i Kombëtares Andi Lila, ai që i dha një pikë me shumë vlerë Parmës së tij në sfidën kundër Interit.

Gjithçka u vendos që në pjesën e parë kur në minutën e 24 shënoi Guarin, ndërsa në minutën e 44 kavajasi realizoi një gol shumë të bukur, raporton Portali Albeu.

Me këtë barazim Interi bën një tjetër hap fals në garën për një vend në Kupat e Europës. Zikaltrit rënditen të dhjetët në kuotën e 38 pikëve.

Por nëse Interi barazon, "kushurinjtë" e Milanit arrijnë të fitojnë dhe mbi të gjitha në një fushë të vështirë si ajo e Palermos.

Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh me anë të Cercit në minutën e 37, por siçilianët mundën të barazonin në minutën e 71 me anë të Dybala nga pika e bardhë e penalltisë, por 12 minuta më pas ishte Menez ai që i dhuroi tre pikët skuadrës së Inzaghit.

Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vend të 8.

Fitore edhe për Lazion e Berishës dhe Canës, e panë ndeshjen nga stoli. në "Sant Ellia" kryeqytasit mposhtën 1-3 Cagliarin, fitore që e ngjit skuadrën e Piolit në kuotën e 55 pikëve, 1 më pak se Roma e vendit të dytë. /albeu.com/




Shtuar më 04/04/2015, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori