Lindi në kampin famëkeq të Ghanës, tani kërkohet nga "gjysma" e Europës
Alphonso Davies është vetëm 17 vjeç dhe talenti i tij në futboll ka bërë që të spikatet nga gjigantët e Gjermanisë, Bayern Munich.

Ai aktualisht luan për Vancouver Whitecaps, në ligën Amerikane MLS dhe thuhet se Bayern Munich do të paguaj rreth 19 milion euro për të marrë shërbimet e kanadezit.

Ky transferim pritet të kryhet në merkaton e Janarit dhe nëse realizohet me sukses do të ishte shitja më e shtrenjtë që është bërë ndonjëherë nga Major League Soccer.

Por përveç talentit që ka në futboll, Alphonso Daviesin e ndjek edhe një histori sa e dhimbshme edeh frymëzuese.

Alphonso Davies ka lindur në një kamp refugjatësh në Ganë në vitin 2000, pasi prindërit e tij Victoria dhe Debeah Davies emigruan pas Luftës civile që shpërtheu në Liberi.

“Është dashur që të kalosh nëpër trupat e vdekur për të gjetur ushqim”, tha nëna e tij.

“Ka qenë e vështirë, ka qenë e rrezikshme”, tha babai i tij.

“Ishte e vështirë që të jetoje atje sepse e vetmja mënyrë që të mbijetoje ishte të bartje armë. Dhe ne nuk ishim të interesuar që të përdornim armë”.

Ata udhëtuan me qindra kilometra nga Afrika Perëndimore, duke e gjetur një kamp të refugjatëve në Buduburam në Ganë ku sollën në jetë edhe Alphonson.

Më pas jeta e tyre filloi një kthesë të madhe pasi talenti i Alponsos u skpikat nga skuadra e Vancouverit, dhe zyrtarisht është bërë me kontratë të klubit kanadez.

Tashmë një mrekulli tjetër pritet të ndodhi me 17 vjecarin ku shumë shpejt do ti bashkohet Bayern Munich.

Por jo vetëm Bayerni ka treguar interes për të pasi raportohet se Manchester Unitedi, Chelsea dhe Liverpooli kanë kërkuar shërbimet e 17 vjecarit.

Megjithatë Bayerni është treguar më korrekt pasi ka ofruar edhe një ofërtë të majme për të.

Alphonso Davies deri më tani i ka bërë 50 paraqitje për skuadrën e Vancouverit, gjithashtu Ai ka bëri debutimin për Kombëtaren e Kanadasë në moshën 16 vjecare. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2018, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori