Lionel Messi mësoi nga Maradona të gjuajë goditjet e dënimit
Lionel Messi realizoi 2 gola në fitoren 3-0 që arriti Barcelona kundër Liverpoolit në gjysmënfinalen e Ligës se Kampioneve.

Pleshti golin e 3 e realizoni me anë të një goditje dëmimi, një kryevepër e argjetinasit që mahniti tifozët e pranishëm në Camp Nou.

Por për saktësinë e goditjeve të dënimit meritë absolute ka legjenda e futbollit Diego Armando Maradona.

Fernando Sinjorini, trajneri i fitnesit në kombëtaren argjentinase, gjatë kohës që atë e drejtonte Maradona, tregon:

"Në shkurt 2009, shkuam në Francë për të luajtur një miqësore. Pas stërvitjes, Mascherano, Tevez dhe Messi i kërkuan Maradonës që të ushtronin disa goditje. Messi bëri një goditje që shkoi mbi traversë dhe i dorëzuar iu drejtua dusheve. Maradona u tërbua dhe i tha sesi një lojtar me talentin e tij shkonte në dush pas një goditje të tillë. I tha Messit që të mos e shkëpuste këmbën nga topi aq shpejt dhe ia demonstroi, ndërsa Leo e shikonte me admirim".

Shtuar më 03/05/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori