Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë për vitin 2019 nga FIFA
Për shkak të 50 golave, më shumë se 20 asisteve, titullit në Spanjë me Barcelonën – Leo Messi është votuar më i miri në botë nga gazetarë, trajnerë e kapiteni.

10-shi i Barcelonës e ka mposhtu Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijkun në garën për më të mirin për vitin 2019.

"Çmimet individuale janë në plan të dytë, e pra është ekipi. Për mua, është natë speciale. Dua të falënderoj gruan time, fëmijët e mi që gjithashtu janë pjesë të këtij trofeu. Fëmijët e mi janë të dashuruar në futbollin dhe po iu vjen marre teksa po i shohin idhujt e tyre. Faleminderit të gjithëve për këtë çmim", tha Leo.

Messi gjithashtu zuri vend në formacionin e vitit, në fazën sulmuese me Mbappen dhe Ronaldionj.
Shtuar më 23/09/2019, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori