LISTA/ Reja fton 5 debutues, i tregon "vendin" pjesemarrësve ne martesën e Roshit (FOTO LAJM)

29 futbollistë ka thirrur trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja për ndeshjet e kombëtares kuqezi në muajin në tetor. Ashtu siç ishte paralajmëruar, janë grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Shqipërisë futbollistët Marko Molla (Bolonja), Sherif Kallaku (Lokomotiva Zagreb), Albi Doka (Gorica).
shqiperia

Por, tekniku italian u ka dhënë mundësinë dhe dy lojtarëve të nënkampionëve të Kroacisë, Lokomotiva Zagrebit; Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt të thirren për të parën herë në karrierë me Shqipërinë.

Ndërkohë, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Elseid Hysaj dhe Odise Roshi nuk u ftuan nga Reja pas festës së fejesës së lojtarit të Akhmatit Groznit Roshi, teksa shokët e kombëtares morën pjesë duke thyer rregullat e karantinës.

Grumbullimin me Shqipërinë e ka humbur dhe Ardian Ismajli me Armando Sadiku. Futbollisti i ri i Specias ka pësuar dëmtim muskulor dhe ende nuk është riaftësuar, kurse sulmuesi i Erzurumit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në muajin shtator.

Në muajin tetor, kombëtarja jonë zhvillon 3 ndeshje; 1 miqësore me Armeninën (7 tetor) dhe dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve (me Kazakistanin në 11 tetor) dhe Lituaninë (14 tetor).


Shtuar më 03/10/2020, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori