Liverpol me plot mungesa shkatërron Leicester (VIDEO)
Liverpool ka mundur 3-0 Leicester-in në javën e 9-të të Premier League dhe ka kapuar Tottenhamin në krye të kampionatit anglez me 20 pikë.

Të Kuqtë i kanë siguruar tri pikët që në pjesën e parë, duke siguruar një avantazh të dyfishtë me një autogol të Evans dhe një gol të Jota-s.

Portugezi është bërë lojtari i parë në historinë e Liverpool-it që ka shënuar në katër ndeshjet e para të kampionatit të luajtura në shtëpi.

Goli i tretë i Liverpool-it është realizuar nga Firmino.

Kjo humbje e ka lënë Leicester-in në vendin e katërt me 18 pikë.

Shtuar më 22/11/2020, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori