Liverpool dhe Man United ndajnë pikët (VIDEO)
Ndahet në paqe dhe pa fitues Derbi i Anglisë mes Liverpool dhe Manchester United. Në “Old Trafford” nuk fiton mërzia, pasi loja ishte e bukur dhe e shpejtë, por natyrisht që pritej ndonjë gol.

Në pjesën e parë Liverpool u duk shumë i vendosur dhe qarkullonte topin me lehtësi, edhe pse me mungesa dhe duke përshtatur në mbrojtje si Fabinho.

Loja e bukur e djemve të Jurgen Klopp, megjithatë, nuk arriti të sillte prodhim aksionesh sulmuese dhe as finalizime, aq sa rasti i vetëm që mund të ishte i rrezikshëm erdhi në fund kur arbitri vërshëlleu fundin pasi Thiago kishte nisur një super asist për Mane që po i drejtohet portës së De Gea i vetëm.

Në pjesën e dytë u pa një Manchester United cinik dhe që, edhe pse jo duke prodhuar futboll të bukur, pati dy raste të pastra për të shënuar por aftësia e portierit Alison dhe pasaktësia bënë që të mos gjente rrjetën. Manchester United ruan kreun kurse Liverpool tani del i treti pas Leicester.
Shtuar më 17/01/2021, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori