Liverpool të pamundurën e bën të mundur, kualifikohet në finale (VIDEO)
Një ndër ndeshjet që do të mbahet mend gjatë jo vetëm për tifozët e Liverpool por për të gjithë tifozët e futbollit.

Liverpool ka arritur të kthejë atë rezultatin të thellë 0-3 që mori në Camp Noë. Shumë pak besonin se Liverpool do të arrinte të kualifikohej në finale përvec tifozëve te Liverpool e ndërsa të Barcelonës ishin të bindur se skuadra e tyre ishte në finale tashmë.

The Reds hynë në këtë ndeshje edhe me mjaft mungesa si Salah dhe Firminio te cilët u zëvendësuan me Origi dhe Shaqiri.

Është pikërisht Origi ai që hapi ndeshjen që në minutat e para pikërisht në minutën e 7’ duke i dhënë zemër dhe besim skuadrës se mund tia arrijnë qëllimit.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin mimimal të vendasve edhe pse rastet për gola të tjerë u krijuan nga të dyja skuadrat.

Pjesa e dytë do të ishtë e gjitha e cmendur, i futur në pjesën e sytë Ëijnaldum shënon dy gola në 2 minuta në të 54’ dhe 56’ duke shokuar Barcelonën dhe duke i vënë flakën stadiumit.

Barcelona tenton të shënojë të paktën një gol por Alisson nuk i lëjon në asnjë moment.

Ai që hapi këtë ndeshje ai do ta mbyllte Origi, shënon të dytin personal dhe të 4 për skuadrën në minutën e 79’. Goli që do do ti jipte edhe kualifikimin Liverpoolit. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori