Mediat serbe vazhdojnë me çmenduritë e tyre. Pas ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, serbët kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e
kthimit, e cila do të luhet në Elbasan me 8 tetor të vitit të ardhshëm.
Sipas gazetës serbe "
Kurir", kombëtarja serbe nuk është e sigurt për ndeshjen e
kthimit ndaj Shqipërisë. Sipas tyre, ata janë të kërcënuar nga grupi terrorist ISIS.
"Strukturat e sigurisë në Serbi këshillojnë Federatën e Futbollit të Serbisë që t’i shmanget udhëtimit për në Shqipëri sepse mund të kërcënohet siguria e tyre, dhe ekziston rreziku i sulmeve terroriste, sidomos nga pjesëtarët e organizatës ISIS, që vepron fuqishëm në Ballkan kohën e fundit", shkruan gazeta e njohur e Beogradit.
"Sipas informacioneve nga terreni, nuk ekziston kurrfarë sigurie për futbollistët serbë në Shqipëri. Në kohën e fundit është përforcuar aktiviteti i ISIS-it në atë rajon", vazhdon shkrimi i "
Kurir".
Serbët i frikësohen faktit se në ndeshjen e
kthimit do të ketë edhe ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këto janë lojërat e rradhës të palës serbe, që po mundohet të bindë UEFA-n që ndeshjen e
kthimit ta luajë në një vend neutral dhe pa shikues. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2014,
ora 10:10