Lorenc Jemini: Përjashtimi i Turqisë dërgon Shqipërinë në 'EURO 2020'
Prej disa ditësh po diskutohet një variant i ri i kualifikimit të Shqipërisë në Europioanin 2020 edhe pse matematikisht jemi jashtë gare.

Nëse Turqia nuk largohet nga Siria për luftën kundër kurdëve, atëherë mund të largohet edhe nga UEFA.

Nëse kjo do të ndodhë, atëherë vendin e saj e merr vendi i tretë më i mirë ka thënë ish-arbitri i Superligës, Lorenc Jemini.

"Shqipëria duhet të luftojë për vendin e tretë. Sot është folur edhe për një variant tjetër. Turqia nëse nuk tërhiqet nga Siria, atëherë mund të largohet edhe nga UEFA. Në këtë mënyrë, do të shkojë vendi i tretë më i mirë. Nuk i dihet. Është përfolur sot pasdite për këtë variant. Gjithsesi ne duhet të fitojmë ndeshjet për të kaluar edhe në një vazo më sipër. Sa i përket festës ndaj nesh të turqve, ka vetëm vendim disiplinor", tha Jemini
Shtuar më 15/10/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori