"Lufta" për Kumbullën vazhdon, talenti mund të rinovojë kontratën me Verona
Duket se tashmë prej disa kohësh emri i Marash Kumbullës është kthyer në një futbollist të lakuar në tregun e transferimeve.

Në fillim u kërkua me insistim nga Inter, më pas nga Lazio por në fund Kumbulla mund të rinovojë kontratën me Verona.

Një nga zbulimet më të mëdha të merkatos në Serie A ka një kontratë të vlefshme me Verona deri në vitin 2022, palët mund të ulen në një tavolinë në fund të sezonit për të firmosur një kontratë të re, sigurisht me kushte më të mira ekonomike.

Përtej dëshirës së lojtarit për të provuar një tjetër aventurë, me një klub më të madh, jo çdo gjë është në dorë të Kumbullës. Në çdo rrethanë duhet bindur edhe Verona, e cila gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka bërë skonto për vlerën e kartonit. Gjithnjë sipas mediave italiane, deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë, situata mund të përmbyset shpejt përballë ndonjë ofertë të pa rezistueshme.

Shtuar më 14/07/2020, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori