Luftëtari shokon Partizanin, Daja debuton me fitore te Skënderbeu (VIDEO)
Pëlqej
Faza e tretë e Superiores nis me një surprizë të madhe. Partizani ka pësuar një humbje befasuese ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, ndërkohë që Skënderbeu mori një fitore katër minuta nga fundi i kohës së rregullt.

"Demat" u mposhtën nga një gol i Ramadanit në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë, ndërkohë që në të 65-tën Abazaj shënoi një super gol duke i dhënë një goditje të fortë të kuqve.



Sa i përket kampionëve të Shqipërisë goli i vetëm erdhi nga një mbrojtës Jashanica, duke i dhënë fitoren e parë Ilir Dajës, për të cilin kjo ishte sfida e parë nën drejtimin e korçarëve. Laçi ndërkohë fitoi ndaj Korabit me një gol të Lushkja-s./albeu.com/

Shtuar më 28/01/2017, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori